Bileta për finalen e ‘BBV’ 1 mijë euro”, Hervin Çuli: Tmerr! Da Vinci po lëviz në varr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hervin Çuli në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me çmimin e biletës së natës finale të Big Brother Vip Albania.

Në statusin e tij ai nuk i ndal ironitë teksa shprehet ndër të tjera: Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiarës dhe Efit kalon dhe çmimin aktual të “Gioconda”. Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros.

Reagimi i plotë:

“Chapeau” BB

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, egziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdekte inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, qe as ne Metropolitan se kapi kete bilete!

Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, me i madhi ne bote, qe i ofroi botes gjithe kulturen e mundeshme skenike: edhe ai se kapi kurre kete cmim! Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye Ëest, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinise sotme, kurre se kapin-BB Albania. Vdekshim inshallah te gjithe me mua ne krye!!! Arritem diten qe as “Sfinksi” nuk arrin dot ti mbroje tempujt e vet.

As “Orakulli i Delfit”, me gjithe Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarperin Pyton! Tmerr:- as vete Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judes” ishte “puthja e Arbanes”!!!… Leonardo da Vinci po leviz ne varr! Kam pershtypjen po te mbledhesh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe cmimin aktual te “Gioconda”. Nderkohe Ermonela Jaho u sfumua nen afshet e Maestros.

As e rruajti njeri per kurset e saj kur erdhi Shqiperi. Ndonje shkrim i mjere tek-tuk, kaq! Art- Kultura eshte nen putren e madhe te pushtetit te “Dajes”.Nderkohe, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot cmimin 1000 euro nata! Por “Daja” eshte rehat! Kur ke sindromen e “Caligula”, te malanzhuar(perziere) me talentin aktual tallavane, normal qe te shijon! Ai eshte i lumtur! Une po!Populli, po e po! Rendesi ka fitorja!

Lexo edhe :  4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln € para marsit

Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION! Ndofta ata nje dite, si kane ardhur kohet, e rrezojne “Dajen” edhe pse e kane aleat! Une kam besim; ndofta na fusin ne nje rruge te re te historise! Rrofte “Kulla e Babelit”! Chapeau, BB!…

Të fundit

Propozimi i pahijshëm, kur paratë shkatërrojnë dashurinë dhe dashuria triumfon mbi paratë

Nga Leonard Veizi   Nuk ka më befasi rreth sentencës që: me para mund të blesh gjithçka, madje edhe atë që...

Inaugurimi i Trump mund të jetë shfaqja më pak e mrekullueshme në Tokë

Nga Ema Brockes   Në epokën çuditërisht shqetësuese të presidencës së Xhorxh W Bushit, kishte diçka që njerëzve u pëlqente ta quajnë me pompozitet "opozitë kulturore"....

Edhe sa mund ta shpërfillë Albin Kurti Prokurorinë Speciale?

Nga Mimoza Sadiku   Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast...

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës Sky ECC, pas akuzave publike...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV