Los Angeles Lakers bind, James dhe Davis mposhtin Warriors në “Chase Center”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spektakli në NBA po vijon edhe në ndeshjet gjysmëfinale të dyja konferencat. Los Angeles Lakers fitoi 117-112 gjysmëfinalen e parë play off ndaj Golden State në Perëndim, në fushën e këtij të fundit, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku për miqtë 5 lojtarë realizuan mbi 19 pikë. Diferencën e bëri Anthony Davis, autor i 30 pikëve e 23 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 22 pikë e 11 rebound. Në kahun tjetër, Curry realizoi 27 pikë, Thompson 25 e Poole 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e kampionëve në fuqi.

Në Konferencën e Lindjes, ekuilibër pas dy ndeshjeve të para mes New York e Miami Heat. Njujorkezët fituan 111-105 ndaj rivalëve nga Florida në shtëpinë e tyre, duke barazuar 1-1 serinë. Brunson me 30 pikë ishte më i miri në fushë për New York, mbështetur edhe nga Randle me 25 pikë e Barrett me 24 pikë. Te Miami u ndje mungesa e Butler.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV