“Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit”/Meçe:Gjest i shëmtuar, mesazh që dëmton të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arben Meçe thotë se posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me gishtin e mesit, është një gjest i shëmtuar.

Në një intervistë për ABC News, Meçe u shpreh se posteri ka dhënë mesazhe që dëmtojnë kryesisht të rinjtë.

“Imazhi i prodhuar nga Këlliçi, në mënyrë të posaçme, ai që u bë objekt i debatit, ishte një imazh i cili është absolutisht në kundërshtim me normat dhe moralin të një aktiviteti social, shoqëror, të një shoqërie e cila, është një shoqëri e emancipuar dhe qytetetare.

Natyrisht, të gjithë ne e kemi të qartë simbolin se çfarë nënkupton, nuk e di, Këlliçi ku do ta fusë atë gjënë mbasi ia ka nxjerrë popullin dhe mbasi e ka nënkuptuar mesazhin e saj.

Në këtë koncept, unë kam qenë një person si gjithë të tjerët që në një komunikim normal, në opinion formim, e kemi dënuar këtë si akt, sepse është një akt që mesazhon në mënyrë shumë të shëmtuar jo vetëm te ne që jemi në moshë madhore, që jemi të ndërgjegjshëm, por në mënyrë të posaçme, mesazhon në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, te ai kontigjent, që është kontigjenti rinor, i cili për mua, jam indinjuar kur kam parë grupe fëmijësh të cilët lëviznin në rrugë me atë lloj simboli dhe ishte shumë i shëmtuar.

Vetëm kaq mjafton që ai mesazh të zhduket nga imazhi viziv i qytetarit të republikës. Sinqerisht e them, ndikimin më të madh nuk e pati te ne ai mesazh, ndikimin më të madh e pati te fëmijët tanë.

Fëmijët tanë të cilët janë të paaftë të seleksionojnë, por janë si sfungjerët për të tërhequr dhe për të përvetësuar gjestet të cilat në vetevete, janë gjeste të shëmtuara në një shoqëri civile”, theksoi ai.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV