Spektakël në NBA/ 76ers triumfojnë në “Overtime” ndaj Celtics, Suns mposhtin Nuggets

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NBA ka dhuruar një nga ndeshjet gjysmëfinale të play-off më të bukura në Konferencën e Lindjes, ku Philadelphia triumfoi në shtëpi 116-115 vetëm pa kohës shtesë, duke barazuar në 2-2 serinë e takimeve.

Në gjysmën e parë vendasit luajtën mirë dhe krijuan 9 pikë diferencë, ndërsa miqtë jo vetëm e zeruan në fund, por krijuan edhe 5 pikë diferencë, por që nuk arritën ta mbajnë në minutën e fundit, me Philadelphian që barazon në limit.

Në shtesë ka shumë rishikime të VAR, ndërsa në fund një trepikësh i Harden i dha fitoren ekipit. Harden me 42 pikë ishte më i miri në parket, i ndihmuar edhe nga Embiid me 34 pikë dhe 13 rebound.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenix i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Suns mundën së fundmi 129-124 Denver, duke barazuar 2-2 serinë e gjysmëfinaleve.

Nikola Jokic realizoi 53 pikë e 11 asist për Denver, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër, Kevin Durant e Devin Booker realizuan nga 36 pikë secili, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Phoenix.

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV