Mali i Zi, i vetmi vend në Evropë që nuk është prekur nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mali i Zi është i vetmi vend në Evropë që nuk është prekur akoma nga koronavirusi. Gjithsesi qeveria e Malit të Zi  ka marrë vendimin për të ndaluar të gjitha tubimet publike dhe private, ka pezulluar mësimet për të paktën 15 ditë dhe ka ndaluar anijet e lundrimit dhe jahteve të hyjnë në portet malazeze.

Ditën e sotme Kosova shënoi dy rastet e para me koronavirus, ku një grua 20-vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas shqiptar i Kosovës i moshës 77-vjeç, ishin rastet e para të konfirmuara në vendin tonë.

“Gjendja e tyre është e qëndrueshme”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërkaq, siç është raportuar, çdo mosrespektim i këtyre dispozitave është subjekt i përgjegjësisë penale.

“Mali i Zi nuk ka identifikuar asnjë rast të vetëm deri më tani”, tha zëvendëskryeministri malazez Milutin Simoviç, duke shtuar se qeveria po ndiqte rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit në lidhje me masat e kontrollit.

Sipas tij, Mali i Zi nuk duhet të bëjë një gabim si vendet evropiane. “Ne të gjithë jemi në të njëjtin mision – duke mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve”, tha Simoviç.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV