Rama flet për herë të parë për rrahjen barbare: Ikën se më dinin të vdekur, u godita me..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer për herë të parë rrahjen nga SHIKU në vitin e 1997. I ftuar në emisionin “Top Story”, Rama komentoi fotot e tij nga spitali atë kohë, të cilat bënë jehonë në mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.

I pyetur nga Grida Duma, Edi Rama e rrëfeu me detaje mbrëmjen e 22 Janarit 1997, duke treguar se fotografitë nuk ishin bërë për qëllime politike, por për të lënë pas një dëshmi, duke u shprehur se në ato momente kishte menduar për gjithçka.

“Rreth orës 10.30-11.00 e natës, ka qenë në mos gaboj 22 janar dhe ishte shumë ftohtë. Po shkoja në shtëpi. Atë kohë shtëpia ime ishte uzina e verdhë. Ishim me një shoqe dhe një shok që jetonim aty. Ishte errësirë totale.

Duke u afruar te hyrja, hyrja e tretë, del një hije që afrohet dhe mua mu duk se ishte një student i imi. Ishim takuar dhe do më tregonte disa punë. Se kishte dhe një copë. Në fakt aty kishte mbështjellë një levë. Filluan goditjet. Mua më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova, dhe ikën”, tregoi Rama ndër të tjera.

Rrahja e Edi Rames ne vitin 1997
Më tej, kryeministri që në atë kohë ishte gazetar, tha se ka qenë një person që e ka ndihmuar në atë kohë të hipte në një veturë e më pas të arrinte në shtëpinë e fotografit Petrit Kumi.

Pjesë nga rrëfimi i kryeministrit Edi Rama:

Është e vërtetë në rast se nxjerr nga konteksti i kohës ata që unë bëja dhe atë që ndodhte. Arsyeja pse unë kam shkuar të bëjë fotografi para se të shkojë në spital, ka qenë sepse në atë kohë ishte janari i vitit 97. Unë isha kthyer në Shqipëri që përpara vitit të ri dhe qëndrova më gjatë sepse po përpiqesha të mblidhja firma, për të bërë një peticion për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit.

Kishte filluar të ziente çështja e piramidave. Kishte një protestë shumë të madhe në Vlorë, para se të vinim në këtë moment, kishte ndodhur rrahja e Servet Pëllumbit dhe të tjerëve. Ishin gjakosur. Ai gjak u komentua në mediat e kohës si bojë.

Lexo edhe :  Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Rreth orës 10.30-11.00 e natës, ka qenë në mos gaboj 22 janar dhe ishte shumë ftohtë. Po shkoja në shtëpi. Atë kohë shtëpia ime ishte uzina e verdhë. Ishim me një shoqe dhe një shok që jetonim aty. Ishte errësirë totale.

Duke u afruar te hyrja, hyrja e tretë, del një hije që afrohet dhe mua mu duk se ishte një student i imi. Ishim takuar dhe do më tregonte disa punë. Se kishte dhe një copë. Në fakt aty kishte mbështjellë një levë. Filluan goditjet. Mua më lanë të shtrirë duke menduar se mbarova, dhe ikën.

Unë u çova, isha komplet i çarë. Ajo që ishte spektakolare, ishte se ishte një bllok me parafabrikat dhe të gjithë ishin në ballkon e dritare dhe askush nuk zbriti poshtë. Sepse unë mbeta shtrirë, shoqja ime bridhte nëpër kate dhe kërkonte ndihmë, nuk doli asnjë njeri. Ai shoku tjetër iku me vrap. Se ishin dy ata me leva. Njerëzit ishin nëpër ballkone, se dukej si ato filmat e gladiatorëve.

Unë fillova të flisja, t’ju bërtisja njerëzve. Vjen shoqja ime nga lart, nuk u hap asnjë derë, dalim nga blloku i banimit dhe aty ishte stacioni i autobusit që vinte te uzina e verdhë. Aty vjen një veturë dhe ne i dalim përpara. Në atë moment vjen një person, me atë kam krijuar një lloj marrëdhënie, më shoqëron deri te rruga. Vetura kishte dy djem brenda.

Unë futem vetëm dhe i them shoqes time lajmëro. Aty fillova të kem dridhje të forta dhe nuk po ndihesha mirë. Unë ju them do ndaloni te Petrit Kumi. Ishte fotograf. Mendova se çdo gjë mund të ndodhte. E bëra për dëshmi. Unë aty po ndihesha më keq.

Dolën ata djemtë dhe po i binin derës, ajo nuk hapej. I thanë jemi me Edi Ramën, ai ju tha përse ai nuk flet vetë. Unë fola dhe ai më pa të gjakosur. I thashë dua vetëm një foto.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV