“Këlliçi ia bëri jetën më të lehtë”, Minxhozi: Pritshmëritë janë për fitore të Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste do të përmbyllë mbrëmjen e sotme fushatën në Bashkinë e Tiranës. Por si ka qenë kjo fushatë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili njëherësh është drejtues politik i qarkut Tiranë, në përbërjen e të cilit janë pesë bashki.

Analisti Skënder Minxhozi tha se kjo fushatë ka qenë tipike e një partie në pushteT, ndërsa shtoi se kryebashkiaku i Tiranës është një politikAn energjik, që në thelb ka një bilanc për kryeqytetin. Ai shtoi se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ia ka bërë më të lehtë garën Erion Veliajt.

“Ka qenë fushata tipike e një partie në pushtet, me një kryebashkiak mjaft energjik do të thoja, me një person, i cili shihet gjerësisht si një pasardhës i natyrshëm, i mundshëm I Edi Ramës, që kishte përballë një kandidat të improvizuar që erdhi nga kriza e çarjes së PD, dhe si pasojë ishte i dobët në propozim dhe me disa oferta, të cilat realisht ia bënë jetën më të lehtë Veliajt, i cili ka bilancin e tij. Ka hije dritën si çdo drejtues që ka punuar në një qytet kompleks si Tirana, Normalisht kjo është demokracia dhe është normale që secili të marrë votat e veta”, u shpreh Minxhozi.

Gjatë intervistës në “Special Report”, Minxhozi tha se pritshmëritë politike flasin për fitore të Veliajt. Sipas tij, qytetarët e kryeqytetit dinë të lexojnë votën e tyre dhe për pasojë zgjedhin personin, i cili është menaxher i mirë për punët e qytetit.

“Pritshmëritë janë për një fitore të Veliajt, pikërisht për arsyet që thashë më parë, të vetë punës së Veliajt, por edhe të kandidatit që ai ka përballë. Tirana në vite e fundit ka votuar majtës, ka qenë më shumë majtas se djathtas. Është një qytet që i ta lexojë mirë menaxherin e qytetit dhe për pasojë të bëjë zgjedhje të mençura”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Por nga ana tjetër, Minxhozi tha se kundërshtarët politikë të Partisë Socialiste po përgatisin alibinë e humbjes më 14 maj, dhe për këtë shtoi ai do të sulmojnë qeverinë Rama duke e akuzuar për blerje votash, një thirrje dhe akuzë kjo, i cili nuk është e re për Shqipërinë.

“Unë pajtohem që Berisha dhe Meta po përgatiten për ta thënë këtë frazë, sepse realisht e shoh të vështirë të marrin gjysmën e bashkive. Dhe e shoh të vështirë të bëjë në ndonjë goditje të kalibrit të lartë që mundtë ishte tre nga qytetet e Shqipërisë së Mesme, por po rrezikohen edhe në Shkodër, sepse siç dihet në Shkodër ka garë. Pala humbëse, përfshirë edhe Alibejan, përveç efektit përçarja di vënë në rend të ditës si arsye humbjeje, do të vënë dhunë e Ramës mbi zgjedhje, blerjen e votës, gjëra që ne i kemi dëgjuar në formë të një alibie të humbësit po themi”, tha ai.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV