Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Arbër Hajdari, i cili foli për eksperiencën si opinionist për herë të dytë në Big Brother Vip Albania.
Arbri zbuloi se i ka shumë mirë marrëdhëniet me të gjithë banorët që ishin pjesë e lojës këtë vit, por nuk mohoi se disa prej tyre i kanë mbajtur qëndrim.
Një prej tyre ishte Kiara, për të cilën Arbri pohoi se kishte hatërmbetje, por gjithçka u zgjidh për çështje ditësh.
“Kur hynë thanë që donin të fitonin BBV, por jo vetëm që s’ kishin lidhje ta fitonin, por veç mbështetën Luizin”, tha ndër të tjera Hajdari.