Juventus pret Sevillan në “Allianz Stadium” për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Gleison Bremer, Mattia De Sciglio dhe Kaio Jorge mungojnë për Juven, ndërsa Federico Chiesa e nis sfidën nga stoli.
Sevilla që e ka ngritur trofeun gjashtë herë, së fundmi në sezonin 2019-2020, ka po ashtu disa mungesa. Suso, Tanguy Nianzou, Joan Jordan, Marcao dhe Pape Gueye janë jashtë.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vllahovic.
Sevilla: Bounou; Jesus Navas, Badé, Gudelj, Acuna; Rakitic, Fernando; Ocampos, Torres, Bryan Gil; En-Nesyri