”Të thyejmë bustet”/ Nisma Thurje mbyll fushatën elektorale në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisma Thurje mbylli fushatën zgjedhore, në një event ku u dhanë mesazhe për ndryshimin e klasës politike në vend dhe për nevojën që Tirana dhe e gjithë Shqipëria të dalë nga stanjacioni tridhjetëvjeccar.

Fokusi i aktivitetit ishin historitë e qytetarëve të Tiranës, të cilët vuajnë pabarazinë në rritje dhe mungesën e një opozite në Këshillin Bashkiak.

Në këto zgjedhje Nisma Thurje kandidon vetëm për Këshillat Bashkiak, dhe kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u zotua se nga java tjetër ata do të çojnë në Këshillin bashkiak atë zë opozitar që ata deri më sot e kanë treguar në SPAK apo në sheshe.

“Ka ardhur koha për të thyer sërish bustet e atyre që duan ta mbajnë Shqipërinë peng dhe nga java tjetër ne do tu tregojmë se si bëhet, duke nxjerrë në pension këtë klasë politike, dhe duke nisur rrugën e një transformimi të plotë.

Sepse një Tiranë krejt ndryshe është plotësisht e mundur dhe ne do ta bëjmë realitet” shpreh Shabani.

Kandidati tjetër për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Pano Soko u shpreh se beteja e tyre do jetë për të mbrojtur taksat e qytetarëve të Tiranës, dhe se duke luftuar me ata që fusin duart në buxhetin e qytetit, ne do kemi mundësinë të ndërtojmë një Tiranë evropiane, siç e meritojmë.

“Ne ndodhemi në mes të Evropës, dhe duhet të bëhemi si gjithë pjesa tjetër e Evropës. Dhe ky është misioni që ne i kemi vënë vetes, dhe nis tani, por do vazhdojë edhe në 2025-ën, edhe në 2027-ën”, tha Soko.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV