Zgjedhjet/ Mesazhi i presidentit për votuesit: Hidheni votën me përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja zyrtare e heshtjes zgjedhore, u është drejtuar më një mesazh qytetarëve me të drejtë vote. Ai u kërkoi atyre të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin lirisht vullnetin e tyre.

Ai u kërkoi partive politike të heshtin pasi tani zgjedhjen e kanë në dorë qytetarët shqiptarë. Kreu i Shtetit u rikujtoi të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji, që të punojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mesazhi i presidentit:

Të nderuar votues! Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj! Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj.

Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore. Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim! Me këtë rast dua t’u rikujtoj të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

Ju kërkoj të jeni në lartësinë e kësaj sfide, të cilën ia kemi detyrim të gjithë qytetarëve shqiptarë e veçanërisht brezit të ri. Ia kemi detyrim shpresës së diasporës shqiptare që i mban sytë dhe zemrën nga atdheu dhe të gjithë punës së madhe që është bërë pa dallim krahu politik, për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Lexo edhe :  Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Të nderuar votues, ju lutem flisni me votë! Duke ju uruar mbarësi në familje, komunitet dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtrojmë të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që gjithsecili mendon se përmbush pritshmëritë personale.

Të fundit

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Lajme të tjera

Web TV