Portieri i Kombëtares së Anglizë , Jordan Pickford është filmuar duke festuar nën efektin e alkoolit në një klub nate.
Lojtari i klubit të Everton është një nga portierët më të mirë në Premier Ligë, duke luajtur edhe si titullar në ndeshjet e kombëtares angleze.
Mbrëmjen e djeshme është filmuar duke pirë e festuar me fansat e duke shijuar kampionat botëror të gjuajtjes me shigjeta, ngjarje e cila zhvillohet njëherë në vit më saktësisht në mes të dhjetorit në Angli.
Pickford është kapur nga kamerat teksa ngrihet nga karrigia dhe kthen me fund një gotë birre, e më vonë nxit njerëzit që ishin aty që të bërtisnin për të.
Kjo mbrëmje për portierin është para se ai dhe skuadra me të cilën luan të jenë nën urdhrat e Carlo Ancelotti-t, i cili sapo ka firmosur për të marrë menaxhimin e Everton-it./Përgatiti: Fjala.al/
@EvertonBlueArmy @ToffeesNews @nsno Pickford and Keane enjoying themselves at the darts. A jäger after every 180 ????????#DartsWorldChampionship #darts pic.twitter.com/UZe17W6uUx
— Matt Innes (@Matt_Inne5) December 22, 2019