Fletët “meme” të votimit/ “Mami im” për kryetare bashkie, “Forca Milan”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënimet e çuditshme në fletët e votimit nuk kanë munguar as në zgjedhjet lokale të 14 majit. Fotot që vijnë nga fletët e votimit janë thjesht epike. Një votues në bashkinë e Tiranës ka preferuar që votën mos t’ja japë asnjë kandidati por mamit të vet.

Votuesi që padyshim duhet të jetë në moshë të re, e ka bërë votën e tij automatikisht të pavlefshme pasi ka shtuar një kandidate për kryetar bashkie. Ajo është mami i tij/e saj.

“Kandidatura e re” është shtuar me stilolaps poshtë kandidatëve zyrtarë të aprovuar nga KQZ.

Për ta bërë votën “sa më të besueshme” për numëruesit, në krah të alternativës së saposhtuar, votuesi ose votuesja entuziaste ka vendosur edhe shenjën “X”.

Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues/e “ka lënë dhe një mbishkrim i/e pakënaqur nga kandidaturat për këtë bashki. Ylli i repit Korean Min Yoon-gi është kryetari i bashkisë që votuesi dëshiron. Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të treguar dedikimin ndaj yllit të repit që performon në Korenë e Jugut.

Ndërsa në një qendër numërimi është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës.

Numëruesit tregojnë nga kamera fletën e votimit, duke e shpallur të pavlefshme ndërsa numëruesi tjetër qesh dhe lexon ç’ishte shkruar. “E pavlefshme, çfarë thotë? Forca Milan!,”-dëgjohet në një video të publikuar dhe të shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Sakaq një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet lokale, vetëm në Bashkinë e Durrësit numërohen plotë 2465 fletë votimi të pavlefshme.

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV