Moderatorja që kandidoi për koalicionin: Është momenti të marrësh stafetën Belind

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur Beti Njuma ka fituar mandatin për Këshillin Bashkiak në Tiranë, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, gazetarja i drejton një thirrje kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke i thënë se “duhet të marrë stafetën”, pasi humbja është çast pët reflektim.

Moderatorja thotë se analiza e zgjedhjeve do të bëhet dhe demokratët e ndershëm, sipas saj do të bashkohen dhe ringrihen për t’u bërë shpresë e 65 % të shqiptarëve që nuk morën pjesë në zgjedhje.

Postimi i plotë i Beti Njumës:

Kjo është një faqe me emrin tim personal BETI NJUMA, ku postoj prej shumë vitesh për qejfin tim, natyrisht për interes të publikut perla të letërsisë shqiptare dhe botërore, fjalë të mençura nga njerëz të shquar, opinione të ndryshme që çelin debate intelektuale, shoqërore dhe politike.

Kjo faqe është pa para, pa sponsor, pa pronar që të më diktojë qëndrime dhe ato që shkruaj përfaqësojnë mendimet e mia, të cilave nuk u heq asnjë presje. Jam në të drejtën time, qytetare, profesionale dhe njerëzore të shkruaj atë që mendoj, ndiej dhe besoj!

Besova tek Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti e shumë të tjerë dhe do të vazhdoj TË BESOJ sepse djemtë si ata i shoh si e ardhmja e Partisë Demokratike dhe e opozitës. Falenderime dhe mirënjohje Belindit për fushatën dinjitoze! Humbja është çast për reflektim dhe ringritje.

Unë nuk kam qenë dhe as jam pjesë e strukturës partiake por besoj që analiza e zgjedhjeve do të bëhet dhe demokratët e ndershëm do të bashkohen dhe ringrihen një ditë për t’u bërë shpresë e 65 % të shqiptarëve që nuk morën pjesë në zgjedhje e sot ndihen të papërfaqësuar. Unë do të jap kontributin tim modest për këtë ringritje në Këshillin Bashkiak ku zëri im do të jetë oponenca kundër shkeljeve, abuzimeve dhe arbitrariteteve që u bëhen qytetarëve të Tiranës.

Lexo edhe :  Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Falemnderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur, falenderuar, votuar, telefonuar e komentuar. Edhe atyre që nuk mendojnë si unë, që komentojnë në këtë faqe dhe kanë minimumin e qytetarisë për të qenë respektues ndaj zgjedhjes time dhe mendimeve të mia.

PS: Ata që fyejnë, shajnë dhe shkruajnë broçkulla do të bëhen direkt bllok nga kjo faqe personale.

Të fundit

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv i Policisë së Dibrës (tani...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Lajme të tjera

Web TV