Turqi/ Erdogan: Ka ardhur koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka nisur ditën e sotme me një mesazh në Twitter, referuar raundit të parë zgjedhjeve, ku arriti të marrë 2.5 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij, Kemal Kilicdaroglu.

Në mesazhin e tij presidenti turk shkruan se më 28 maj do të jetë edhe fillimi i shekullit të Turqisë. Gjithashtu Erdogan falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan dhe është momenti që fitoren e 14 majit ta vulosin me një triumf.

“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrifiat tuaja. E falenderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.

“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke nënvizuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit.”

Më tej, Erdogan thotë se janë një aleancë e cila vendos mbi të gjitha kombin dhe dashurinë për vendin.

Të fundit

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV