Akti final i Euroderbit, Pioli shfaqet optimist: “Milani e përmbys rezultatin me histori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysmëfinalja e kthimit të Champions League nis me një avantazh 2-0 të Interit ndaj Milanit. Trajneri Simone Inzaghi ka një këmbë e gjysmë në finalen e Stambollit, por e di që derbi nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat, edhe nëse kushtet e dy skuadrave janë aktualisht diametralisht të kundërta.

“Duhet të kemi mendje të ftohtë dhe zemër të nxehtë, është e vetmja skuadër që i interpreton këto ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi një avantazh të merituar dhe e dimë, por nuk duhet ta menaxhojmë avantazhin. Dua Interin që luan në fushë të plotë, kundër një ekipi cilësor. Jemi 90 minuta larg një ëndrre me këta djem që kam fatin t’i stërvit” – u shpreh tekniku i Interit.

Në kahun tjetër, kuqezinjtë e Milanit i besojnë historisë së skuadrës në Champions. Të njëjtin mendim ka edhe trajneri Stefano Pioli. “Ne besojmë në një përmbysje, sepse ne jemi Milani, sepse kemi treguar se ne luajmë lojëra të shkëlqyera dhe mund të kemi një nivel të lartë loje, mbi të gjitha kam lojtarë që mund të gjejnë lojën fituese individualisht.

Duhet të fillojmë nga pjesa e dytë që bëmë në sfidën e parë” – tha ndër të tjera trajneri i Milanit, i cili beson tek aftësitë e individëve të veçantë për të marrë një fitore me të paktën 2 gola diferencë.

Të fundit

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

Lajme të tjera

Web TV