Berisha “trimërohet” pas takimit me Metën, deklaron prerë se nuk jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta u takuan dje ku temë diskutimi ka qenë rezultati mjaft i rëndë që të dy së bashku morën në zgjedhjet lokale. Berisha është shprehur i prerë për të mos dhënë dorëheqjen, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi mbi veten.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili në këto zgjedhje u fut së bashku me Ilir Metën nuk ju ka kërkuar ende falje demokratëve për humbjen e thellë në të gjitha bashkitë, kryesisht humbjen e bastionit të tyre, Shkodrën. Berisha me deklaratat e tij se bashku me Metën nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë, por arsyen e gjejnë vetëm në një drejtim: Edi Rama, që sipas tyre është shkaktar për blerjen masive të votave, shantazh ndaj qytetarëve me bandat dhe përdorim të administratës publike. Megjithëse një ndjesë do të ishte një ngushëllim për demokratët, Berisha nuk po heq dorë në asnjë moment nga drejtimi i PD, përkundrazi pretendon të jetë edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2025. Por si Berisha dhe Ilir Meta thanë se do të nxjerrin fakte tronditëse për manipulimin e zgjedhjeve dhe mos pasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reagimi i Berishës

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë me gazetarët në lidhje me shitblerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit, që sapo lamë pas. Sipas Berishës, qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra pensionistë, po ashtu rriti pagën e administratës publike. “Në përputhje me betimin tim se do të mbroj votën e qytetarëve shqiptarë, jam këtu për të faktuar bazuar në dokumente zyrtare të pakontestueshme, se vota e shqiptarëve u ble para se të hidhej në kuti. U ble në atë shkallë saqë qeveria vendosi kontrollin e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve. Edi Rama pasi shpalli një kinezëri Kodin Zgjedhor, u vërsul me të gjitha pushtetit e narko-shtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve, me qëllim për të blerë haptas apo influencuar votën në dhunim të Kodit Elektoral, qeveria shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë të reja, e barabartë me shumën 33 milionë euro”, është shprehur Sali Berisha. Lideri i Rithemelimit tha se, gjatë fushatës u dhanë qindra subvencione, prokurime e tendera fiktivë vetëm e vetëm për të ndikuar në blerjen e votës së shqiptarëve me para. “Por, përveç këtyre formave, u përdorën edhe forma të tjera të hapura antiligjore si subvencione, prokurime, tendera fiktivë për të ndikuar ose blerë votën e shqiptarëve. Kështu me qëllim të blerjes së votës, kryetari në ikje i Vaut të Dejës subvencionoi 400 milionë lekë një kompani, akt që e ka kompetencë vetëm Këshilli i Ministrave. Gjatë fushatës zgjedhore, katër muaj para zgjedhjeve, qeveria ndalon prokurimet publike dhe koncesionet në vend. Ndërsa gjatë vitit 2023 u bënë qindra tendera me vlerë 6 miliardë lekë dhe u dhanë disa investime strategjike. U konstatuan qindra raste investime, zhavorr, në bashki, fshatra e bashki, duke kulmuar në Tiranë. Të gjithë këto u bënë me qëllim ndikimin e votës së komunitetit. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut e shumës së shpërndarë në dorë në tregun e zi të blerjes së votës. Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Kulmin e arriti në Shkodër.”, deklaroi më tej Sali Berisha në daljen e tij për mediat.

Të fundit

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Lajme të tjera

Web TV