Udhëheqësit e G7 nderojnë viktimat e bombës atomike të Hiroshimës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 në Hiroshima të Japonisë, vizituan Muzeun Përkujtimor të Paqes në përkujtim të bombardimit atomik të pësuar nga qyteti japonez në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas një deklarate për shtyp nga Ministria e Jashtme japoneze, vizita shërbeu për të thelluar realitetin tragjik të bombardimeve atomik, shkruajnë mediat e huaja. Pas vizitës, e ndjekur nga nënshkrimi i përbashkët i Librit të Nderit të muzeut, drejtuesit e G7 vendosën kurora me lule në Cenotafin e viktimave të bombës atomike që shkatërroi Hiroshimën më 6 gusht 1945 dhe mbollën pemë qershie.

Takimi i këtij viti do të mbahet nga data 19 deri më 21 maj në Hiroshimë të Japonisë, që në vitin 1945 ishte qyteti i parë që u bombardua me armë bërthamore. Këtë vit, në mesin e të ftuarve janë udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Ishujve Kuk për Forumin e Paqësorit, Indisë, Indonezisë, Koresë së Jugut e Vietnamit. G7-ta dhe shtetet e tjera perëndimore po përpiqen t’i forcojnë aleancat, të arrijnë te Jugu Global dhe ta mbrojnë ndikimin e tyre në tkurrje, pasi Kina dhe Rusia po përpiqen të depërtojnë ekonomikisht dhe të nxisin alternativa ndaj rendit ndërkombëtar ekzistues.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Serbi, regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke...

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Po kërkonin ushqim në Gaza, vriten 38 palestinezë, mes tyre gra dhe fëmijë

Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën (sot, 6 gusht) në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara...

Lajme të tjera

Web TV