Arrestimi i Belerit/ Gazetari: Për të mirën e Shqipërisë dhe Greqisë duhet të lirohet

Gazetari Stavri Marko ishte këtë të premte në Euronews Albania ku ndër të tjerat foli edhe për  arrestimin e kandidatit Fredi Beleri në Himarë.

Ai tha se do të ishte në të mirën e të gjithëve që Beleri të lirohej e të merrte sa më shpejtë detyrën që i takon në krye të bashkisë së Himarës.

“Unë besoj se një palë e tretë do të vendosi. Këto janë në këshillim e sipër se si do të veprohet duke parë provat ndaj Belerit, që administron prokuroria.

Unë jam i bindur se është në të mirën e Shqipërisë, Greqisë dhe të gjithë qytetarëve grek apo shqiptarë, që Beleri të lirohet e të marri detyrën sa më shpejt që i takon për të administruar sa më shpejtë bashkinë”,-tha Stavri Marko.