Tottenham bie sërish, Spurs mposhten në shtëpi nga Brentford

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tjetër humbje për Tottenhamin, që rrezikon pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. Spurs u mpostën 1-3 me përmbysje nga Brentfordi, që ka fituar katër nga pesë takimet e fundit në Premier League.

Harry Kane kaloi vendasit në avantazh falë një eurogoli në minutën e tetë. Kapiteni gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare falë një goditjeje fantastike me të djathtën.

Brentfordi zhvilloi një pjesë të dytë fantastike. Bryan Mbeumo shënoi dy herë brenda 12 minutave, ndërkohë që skuadra udhëtuese vulosi suksesin me “tris” falë golit të Yoane Wissa dy minuta përpara fundit.

Richarlison u ndal nga portieri dhe shtylla në minutat shtesë, teksa presioni i vendasve nuk solli më gola. 62 gola të pësuar dhe mbrojtja e gjashtë më e dobët në kampionat për Tottenhamin.

Festojnë nga ana tjetër djemtë e danezit Thomas Frank. Brentfordi është ngjitur në vendin e nëntë me 56 pikë, duke hedhur kandidaturën për një biletë europiane.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV