NBA/ Denver Nuggets në tjetër nivel, Los Angeles Lakers mposhten edhe në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Los Angeles Lakers janë befasuar në ndeshjen e tretë finale të Konferencës së Perëndimit.

Të besuarit e trajnerit Darvin Ham kanë pësuar humbjen e tretë në po aq ndeshje, pasi janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Denver Nuggets me 11 pikë diferencë 108:119.

Nuggets tani janë në epërsi të thellë 3-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA.

Më meritori për fitoren e Nuggets ka qenë Jamal Murray i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel me 37 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Jokic me 24 pikë e tetë kërcime, derisa Caldwell-Pope shtoi 17 të tjera në fitoren e tretë të Nuggets.

Anthony Davis me 28 pikë e 18 kërcime si dhe dyshja LeBron James e Austin Reaves me nga 23 pikë ishin më efikasit te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet sërish në Kaliforni, ku Lakers synojnë të bëjnë rikthimin e madh, derisa Nuggets i mjafton edhe një fitore për të kaluar tutje. 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV