“14 Maji si në diktaturë”/ Vasili i drejtohet ashpër KQZ-së dhe organeve të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petrit Vasili është shprehur se drejtësia dhe KQZ-ja do vetëasgjësohen nëse nuk dënojnë krimin e faktuar zgjedhor.

Në një postim në “Facebook”, nënkryetari i Partisë së Lirisë shkoi se shkatërrimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe shndërrimi i tij në votime si ato të diktaturës ku shteti dhunon votën e lirë është fakt.

Ai vijoi duke u shprehur se nëse nuk ndëshkohet krimi zgjedhor me forcë siç e kërkon kushtetuta dhe ligji këto institucione do kthehen në institucione të antiligjit dhe të urryera nga qytetarët.

POSTIMI I PLOTË:

Drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen ne se nuk denojne krimin e faktuar masiv zgjedhor!
Shkaterrimi i 14 majit dhe shnderrimi i tij ne votime te neveritshme si ato te diktatures ku shteti dhunon voten e lire eshte fakt .

Fakti i shkaterrimit te zgjedhjeve provohet me qindra e mijra prova filmime, foto, audio regjistrime dhe deshmi shume te renda dhe te pakundershtueshme.

SPAK, Prokuriria dhe KQZ nuk ja hedhin dot ne asnje menyre me heshtje dhe belbezima per te fituar kohe, per te zvarritur denimin apo per te perdorur logjiken e faktit te kryer.

Ne loje eshte fati i ekzistences se vet ketyre institucioneve qe duhet te ndeshkijne krimin zgjedhor.
Ose do te veprojne me force sic e kerkon kushtetuta dhe ligji ose do te vetasgjesohen dhe do te kthehen ne institucione te antiligjit dhe te urryera nga qytetaret, rruge te trete nuk ka.

Grup faktet me mijra prova ja ku jane dhe keto nuk mbulohen dot kurre:
Grupet kriminale dolen hapur ne krah te partise ne pushtet dhe u mbeshteten haptas nga policia qe nuk nderhynte ne menyre te turpshme.

Qindra paisje te identifikimit biometrik qe evitojne votimin e shumefishte nuk punonin sa edhe vete kryetari i KQZ nuk u identifikua dot.

Edhe boja ne gishtin e zgjedhesve fshihej ende pa dale nga qendrat e votimit.

1 milion e 250 mije shqiptareve ju ndryshua qendra e votimit qellimisht javen e fundit per te dekurajuar e penguar votimin.
U dhunuan e u gjakosen komisionere e vezhgues te opozites nga kriminele te rilindjes

Qendrat e numerimit te votave u kthyen ne bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e norme qe disiplinon zgjedhjet.

E gjithe media shqiptare me shume pak perjashtime u kthye ne nje zgjatim te neveritshem propagandistik te qeverise dhe mafies se cdo forme.

Qindra milion euro te pista u hodhen ne fushate per te blere vota sa tronditen edhe kursin e euros

Mijra ministra, zv.ministra,sekretare te pergjithshem, drejtore, police e nepunes bashkie e qeveria gjithefaresh sulmuan qendrat e votimit benin presion hapur cdo votuesi qe hynte ne qendren e votimit por edhe numeronin votat e partise ne pushtet

Miliona euro u shperndane si bonuse ne menyre paligjshme.

Mijra punesime shtese u bene per qellime elektorale.

Mijra legalizime te bllokuara qellimisht me vite u dhane deri nje dite perpara zgjedhjeve ku u hapen zyrat per turp te zotit.

Qindra milione leke u ndane per gjoja ndihma ekonomike.

Mijra pensione u dhane edhe pa mbushur dokumentat.

Miliona euro u hodhen ne menyre te turpshme per asfalt elektoral efhe ne mes te Tiranes.

Miliona euto u perdoren hapur permes kontratave me para publike per te blere mbeshtetjen e ca kengetareve apo showmeneve per partine ne pushtet.

Mijra njerez u kercenuan individualisht apo u shantazhuan te afermit e tyre per te marre vota nga partia ne pushtet

Mijra pronare bisnesesh u shantazhuan, kercenuan dhe gjobiten rende nga partia ne pushtet.

Burgjet u perdoren per te devijuar rezultatet e votimit.

Perfundimisht drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen ne se nuk e denojne deri ne fund dhe me te gjithe forcen e ligjit krimin e faktuar zgjedhor!

Të fundit

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh!

Gazetarja Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin. Ishte dashuri me shikim të parë, ka...

Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur kundër mullinjve me erë në Detin e Veriut dhe ka kritikuar Britaninë e Madhe. "Mbretëria e...

Lajme të tjera

Web TV