Abuzimi me çmimet/ Rama: 100 mijë-5 mln lekë gjobë, përsëritja me mbyllje të aktivitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur që nga konfirmimi i rasteve të para me koronavirus, qytetarët janë përballur me abuzime të çmimeve të barnave, paisjeve mjekësore dhe fruta-perimeve.

Problemi u bë më i ndjeshëm me përhapjen e virusit dhe izolimit të qytetarëve në banesa. Qeveria sot ka dalë me masa konkrete ku paralajmëron gjoba të majme ndaj abuzuesve deri edhe në mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

Edi Rama: Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.

Të fundit

Zbulohet shkaku i vdekjes së Hulk Hogan

Hulk Logan vdiq nga një infarkt akut në zemër, i njohur ndryshe si atak kardiak, që ndodh kur qarkullimi...

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren për lirimin e hapësirave publike,...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Lajme të tjera

Web TV