‘Facebook’ do të gjobitet me më shumë se 746 milionë euro dhe do të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA pasi rregullatori irlandez po përgatitet të ndëshkojë Facebook-un për mënyrën se si ka trajtuar informacionet e përdoruesve, shkruan The guardian.
Gjoba, e raportuar fillimisht nga Bloomberg dhe që pritet të konfirmohet së shpejti, do të vendosë një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
Vendimi i Komisionit të Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës, i cili është rregullatori kryesor i privatësisë për Facebook dhe pronarin e tij Meta në të gjithë BE-në, pritet gjithashtu të ndalojë transferimet e të dhënave nga përdoruesit evropianë të Facebook në SHBA.