‘Nuk pranojmë asnjë rezultat’/ Berisha: Është hera e parë në histori që vota blihet hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se në zgjedhjet vendore të 14 majit, për herë të parë në histori, vota në vendin tonë u ble hapur.

“Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj.

Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezeri për të.

Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do të ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezeri”, deklaroi Berisha.

“Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet më vetëm nën dorë, por haptaz. Publikisht, me 670 mijë zarfa, me 50 mijë lekë (të vjetra) secila, dorëzuar çdo pensionisti shqiptar.

Vota u ble haptaz dhe këtë nuk e them unë, por e shpalli kryeministri Edi Rama, kur mblodhi punonjësit në kryeministri dhe i rriti rrogat. Si kurrë në histori, kryeministri mobilizoi Fondin e Pagave dhe Pensioneve për të grabitur zgjedhjet”, shtoi Berisha.

Ndërkohë që sipas Berishës të gjitha bandat ishin në terren në favor të qeverisë për fitoren e zgjedhjeve.

Të fundit

Musk ka një “fëmijë të fshehtë” me Heard? Kompensimi financiar dhe marrëveshja e heshtur

Marrëdhënia e mëparshme e Elon Musk me Amber Heard po kthehet në plan të parë. Një dokument ligjor i depozituar...

Ribashkohet çifti? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit: Sa t’kam dasht

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re,...

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, i ulin për investimet

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e...

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me kalimin e moshës; të tjerët...

Investimet shqiptare jashtë vendit ishin 241 milionë euro për 2024

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e...

Lajme të tjera

Web TV