Titrimi “shqip-shqip” i serialit “Rrushe”, Ledi Shamku: Turp kombëtar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesja Ledi Shamku ka komentuar titrimin e serialit “Rrushe” në trasmetimin që bëhet në “Top Channel”. Me atë të një statusi në Facebook, Shamku shkruan me 3 pika se përse “përkthimi” është i gabuar. Sipas saj, titrimi ka karakter përçarës, madje i kërkoi edhe falje qytetarëve të Kosovës.

“KOLONIZIM GJUHËSOR?! SOT?! Dua të them e madje të shpall plot gojën se përkthimi në zyrtarishte i filmit “Rushe” është sa më poshtë: 1. Shkencërisht një gabim gjuhësor anakronik, madje një anakroni e betonizuar shkencore që s’ka sy me u shkërmoqë. 2. Etikisht një turp kombëtar, duke pasë parasysh që kryhet në një televizion kombëtar që shihet këndej e andej Drinit e madje përtej botës shqiptare. 3. Institucionalisht është pranim zyrtar i pafalshëm i gjendjes së diglosisë, madje i një diglosie me natyrë kolonizatore përçmuese.
Si shqiptare Shqipërie u kërkoj publikisht falje shqiptarëve të Kosovës. Si gjuhëtare, po pres sa të më ftohet lëndimi që ndjej, dhe e ftohtë, do shkruaj shkencërisht për këtë gjest. Ndjesë, me turp…,”-shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Top Channel nisi dje transmetimin e serialit ‘Rrushe’, një prodhim i Gjirafa Studio në Kosovë. Në serinë e parë që u dha mbrëmjen e djeshme, televizioni kishte zgjedhur që t’ja ofronte shikuesve bashkë me titrat në gjuhën shqipe. Ky element është parë si i tepërt, i panevojshëm dhe gati racist nga shumë njerëz që kanë zgjedhur të shprehin kundërshtinë në rrjetet sociale.

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV