Sot Kuvend, diskutime dhe votim i projektligjit për rritjen e pagave të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën e sotme plenare, në fokus do të jetë diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike.

Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto.

Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

Pritet të ketë debate në Kuvend duke qenë se Sali Berisha, në mbledhjen me grupin e Rithemelimit tha se cështja kryesore që do të diskutonte do të ishte minimumi jetik.

Rendi i ditës

Të fundit

Çfarë ka në pakon ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA-ja po ia shet Ukrainës

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do...

Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalë, aktualisht vetëm një vatër në Konispol

Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë...

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut...

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

Lajme të tjera

Web TV