Çmenduri/ Bylis ndal në barazim Tiranën, Partizani merr frenat e Superiores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elita e futbollit shqiptar ka dhuruar spektakël në javën e parafundit, teksa Partizani i ka rrëmbyer vendin e parë Tiranës. Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Rrogozhinë ndaj Bylisit.

Bardheblutë zhbllokuan takimin në minutën e 22-të, falë një kundërsulmi vrasës të finalizuar me sukses nga Hila.

Ballshiotët reaguan menjëherë, duke u kundërpërgjigjur me golin e barazimit. Përgjoni bëri një gabim fatal me një top të kthyer keq mbrapa, ndërsa Danladi realizoi një gol fantastik.

Episodi më i rëndësishëm i sfidës i takon minutës së 74-të, kur pas një ndërhyrje të Behiratches ndaj Kaçorrit, arbitri akordoi penallti për skuadrën nga Ballshi dhe u deshën disa minuta për konfirmimin nga VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Adili. Skuadra e Shensoit u mbrojt mjaft mirë deri në fund dhe pavarësisht rasteve dhe 10 minutave shtesë, rezultati mbeti 2-2.

Skuadra e Shehit renditet në vendin e dytë dhe mbyll kampionatin ndaj Erzenit në transfertë, me shpresat te ndonjë dështim të rivalëve të qytetit.

Sa i përket takimit të “Elbasan Arenas” mes Kastriotit dhe Partizanit, të parët shënuan krutanët me Grecën, por përmbysja erdhi shumë shpejt me golat e Rrapajt e Da Silvës që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Murataj me Sotën.

lg.php.gif

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV