“Thaçi duhet të lirohet urgjentisht”, Grenell: Europianët po bëjnë një punë të pisët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një intervistë për Top Story ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.

Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze.Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”- tha Grenell.

I njohur për qëndrimet e tij kundër Albin Kurtit, Grenell tha se kryeministri i Kosovës kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve.

“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell në Top Story./ Top Channel

Të fundit

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

Lajme të tjera

Web TV