Orët e fundit të garës së ethshme presidenciale në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orët e fundit të garës presidenciale në Turqi janë bërë gjithnjë e më të vështira pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan kërkon të zgjasë 20 vitet e tij në pushtet me një mandat tjetër.

Përpara votimit të balotazhit të së dielës, rivali i opozitës Kemal Kilicdaroglu synon votat e nacionalistëve duke u zotuar se do të dëbojë miliona refugjatë sirianë. Gjatë fushatës së tij udhëheqësi i opozitës ka nënvizuar problemet ekonomike me të cilat përballet vendi.

“Turqia ka disa probleme serioze ekonomike. Nëse ne po kërkojmë para nga njerëz që na  fyen deri dje, kjo do të thotë se kemi një problem”, tha ai.

Presidenti aktual iu drejtua mijëra mbështetësve gjatë një prej tubimeve të fundit përpara votimit të së dielës.

Ai vuri në dyshim aftësinë e Kilicdaroglu, nëse zgjidhet president, për të funksionuar pa mbështetjen e shumicës së parlamentit.

“Kemal, çfarë do të bëni nëse zgjidheni president? Ku është pushteti legjislativ? Sigurisht, është në parlament. Ne kemi 323 ligjvënës në parlament. Si planifikoni t’i kaloni projektligjet?”, tha Erdogan.

Balotazhi në Turqi shihet me shumë interes edhe për zhvillimet në arenën globale. Kilicdaroglu ka premtuar se do të pozicionohet me aleatët perëndimorë për çështjen e luftës në Ukrainë duke i vendosur sanksione Rusisë, ndryshe nga qasja e deritanishme e Erdoganit që ka luajtur një rol balancues dhe është përpjekur të vendosë ura komunikimi mes Moskës dhe Perëndimit.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV