Sulmuesi brazilian Rodrygo kthen Realin e Madidit në vendin e dytë në La Liga, duke i bërë presion Atleticos, që luan këtë të diel ndaj Real Sociedadit.
Falë dygolëshit të tij, “Los Blancos” triumfuan 1-2 me përmbysje në fushë ne Sevilllas, me skuadrën andaluziane tashmë të fokusuar te finalja e Europa League-s, ku do të ketë përballë Romën (të mërkurën).
Në “Sanchez Pizjuan” takim u zhbllokua që në minutën e tretë nga Rafa Mir, i cili nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Courtois me një goditje të befasishme brenda zonës, me topin që përfundoi aty ku bashkohet traversa me pingulen.
Pa u mbyllur gjysmë ore lojë, doli në skenë Rodrygo me ekzekutimi ne saktë të një goditjeje të dënimi, duke e lënë të palëvizur portierin Bono.
Rodrygo amazing free kick goal vs Sevilla. HT 1-1 pic.twitter.com/ZxTbMe4iJ0
— Juggernaut🤍🤍👀 (@sbnational10) May 27, 2023
Në të 69-tën, Rodrygo “vallëzon” mes mbrojtësve të Sevillas dhe shënon golin që përmbysi rezultatin në 1-2.
MAIS UM DO RODRYGO!!! Sevilla 1×2 Real Madrid pic.twitter.com/gGYty6S9YP
— Sala12 (@OficialSala12) May 27, 2023
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura (Acuna i Sevillas u ndëshkua me karton të kuq), edhe pse të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të hapur dhe patën mundësi për të realizuar gola të tjerë.