Ish-presidenti i El Salvadorit dënohet me 14 vjet burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes, i internuar në Nikaragua, u dënua të hënën në mungesë nga një gjykatë në San Salvador me 14 vjet burg, pasi kishte negociuar një armëpushim gjatë mandatit të tij me “maras”, bandat që terrorizuan popullsinë e vendit të Amerikës Qendrore.

Ky armëpushim kishte hyrë në fuqi në vitin 2012 dhe kishte mbështetjen e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), e cila mori rolin e “garantuesit”.

Armëpushimi zgjati vetëm disa muaj.

Ish-kreu i shtetit u dënua me tetë vjet burg për anëtarësim në një “organizatë të paligjshme” dhe gjashtë të tjera për shpërdorim detyre, tha në Tëitter prokurori i përgjithshëm i El Salvadorit.

Përveç Funes, ish-ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë i qeverisë së tij, David Mungia Pages, u dënua me 18 vjet burg.

Të pandehurit u akuzuan se “lejuan bandat të forcoheshin financiarisht dhe të zgjeroheshin territorialisht në këmbim të uljes së shkallës së vrasjeve nga 2011 në 2013, në mënyrë që qeveria e atëhershme të përfitonte për zgjedhjet”, argumentoi prokuroria. Ai pretendoi se të dy politikanët kanë vepruar vetë si “anëtarë të bandës”.

Pavarësisht kritikave ndaj metodave të autoriteteve nga organizatat joqeveritare dhe Kisha Katolike, nëntë në dhjetë qytetarë salvadoranë e miratojnë “luftën” e pamëshirshme të presidentit kundër bandave.

Kritikët e tij, megjithatë, tregojnë për valën e arrestimeve dhe burgimeve arbitrare, torturimin e të dyshuarve dhe vdekjen e dhjetëra të burgosurve.

Qeveria aktuale ka miratuar legjislacionin që përcakton bandat si organizata “terroriste”.

Të fundit

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

Lajme të tjera

Web TV