Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now” me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një platformë për bashkimin e PD-së. Bardhi tha se është e rëndësishme të kuptohet se gjuha e urrejtjes dhe përçarjes, nuk mund të fuqizojnë partinë.

Ai deklaroi se pas rezultatit të 14 Majit, ka një diskutim të gjerë me shumë aktorë dhe faktorë brenda Partisë Demokratike. Po kështu zbuloi se janë konsultuar me anëtarë të caktuar të kryesisë, me anëtarë të partisë, me ish-funksionarë të PD-së ndër vite që janë tërësisht të tërhequr nga politika.

“Ky i sotmi është një reflektim pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit, një diskutim i gjerë, prandaj ka marrë kaq shumë kohë, me shumë aktorë dhe faktorë brenda Partisë Demokratike, dhe në konkluzion deputetët kanë dalë te ky qëndrim.

Jemi konsultuar me anëtarë të caktuar të kryesisë, me struktura partie, me anëtarë të partisë, me ish-funksionarë të Partisë Demokratike ndër vite që janë tërësisht të tërhequr nga politika. Pra nuk është një dokument i konsultuar apo dakordësuar mes pjesëve në Partinë Demokratike”, u shpreh Bardhi.

Të fundit

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të...

Lajme të tjera

Web TV