Ende pa skuadër, Inter Miami në “Pole position” për transferimin e Leo Messit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Leo Messit me shumë mundësi do të jetë tek Inter Miami. Skuadra amerikane ka rritur gjatë orëve të fundit përpjekjet për të nënshkruar me “yllin” argjentinas dhe propozimi i fundit për ish-in e Barcelonës është tundues.

Madje, disa media argjentinase e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen me Inter Miamin.

Nga ana tjetër, Al-Hilal, në Arabi, ende por pret një përgjigje pozitive nga lojtari. Klubi nga Liga profesionale e Arabisë Saudite ka planifikuar zyrtarizimin e marrëveshjes pasi Leo të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren.

Në mes qëndron Barcelona, që vazhdon përpjekjet për të krijuar kushtet e kthimit të “Pleshtit” në “Camp Nou”. Është pikërisht interesimi i Barcelonës që e ka detyruar Messin të presë ofertën formale të “blaugranave” për të vendosur më pas të ardhmen e tij.

Interesi i Barcelonës mbetet i palëkundur, por nga klubi kanë dhënë sinjale se ky operacion është shumë i vështirë. Drejtuesit me peshë kanë reflektuar pesimizëm, çka bën të mendosh se zgjedhja nuk do të jetë Barça.

Të fundit

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, 21 vatra zjarri në 24 orë, 4 mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra...

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror po ndërpret udhëtimet drejt, nga dhe mbi Francën

Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra pasagjerë u detyruan të riorganizojnë...

Nico Williams shokon Barcelonën, rinovon kontratën me Athletic Bilbaon për 8 vite

Nico Williams ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbaon. Sulmuesi i Spanjës ka nënshkruar deri në vitin 2035 dhe klubi bask e zbuloi përmes rrjeteve...

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në 5 vende vakante në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit...

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV