Pothuajse zyrtare/ Jude Bellingham do të veshë fanellën e Real Madridit, zbulohen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani nuk ka më dyshme, duke nisur nga sezoni i ardhshëm Jude Bellingham do të largohet nga Dortmund dhe do të jetë pjesë e Real Madrid. Britaniku që cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjeneratës së tij pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si lojtari më i ri i madrilenëve teksa klubet përkatëse kanë gjetur akordin.

Sipas the Athletic, bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej shifrës së 100 milionë eurove duke u shndërruar në një prej transfertave më të shtrenjta në historinë e dy klubeve. Kujtojmë se në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Anglisë ishte në garë edhe Manchester City, por Reali ishte më këmbëngulës.q

Këtë sezon, Belligham regjistroi shifra mjaft të mira dhe në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet ia doli të gjente rrugën e rrjetës në 14 raste, duke kontribuar edhe me shtatë asiste. Me transferimin e 19-vjeçarit, Real Madrid siguron mesfushën e gjeneratës së re pasi pjesë e “Los Blancos” në atë sektor të fushës janë edhe Federico Valverde, Eduardo Camavinga si dhe Aurelien Tchouameni.

Të fundit

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025,...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes Iranit dhe vendeve perëndimore. Ditën e...

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri e Mbrojtjes, nga të dhënat...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Lajme të tjera

Web TV