Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi.

Gjatë një interviste në “A2”, Berisha e lidh draftin e Ramës me çështjen “McGonigal”. Berisha tha se përfshirja e Ramës në çështjen e Kosovës është një përpjekje e tij për të shpëtuar nga afera “McGonigal”.

Kjo sepse sipas Berishës, dy dosjet e McGonigal, ajo në Nju Jork dhe Uashington janë bashkuar në një të vetme, duke rënduar pozitën e shefit të ekzekutivit.

“Ky është një propozim i ardhur nga Beogradi, i cili e nxori në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha tani “do lexosh këto”. Në këtë mes hyn dhe çështja McGonigal, ju garantoj që forcë në botë nuk ka që të mund ta shpëtojë Ramën për korruptimin e McGonigsal, unë sipas miqve të mi në SHBA, as presidenti nuk paska autoritet për të falë gjatë procesit gjyqësor, përveç kësaj ka edhe një zhvillim dramatik në këtë proces. Deri para 3 javësh, çështja shqiptare me çështjen ruse, ishin të ndara njëra në Nju Jork, tjetra në Uashington dhe pa lidhje me njëra tjetrën , por dolën të dhëna të tjera që treguan se çështjet nuk janë të ndara, Tirana një qendër në nivele kaq të larta, ka një lidhje kjo histori, McGonigal, Moska dhe Tirana, pse Tirana është me këto 2 metropole të mëdha, prandaj prokuroria e SHBA i kërkoi gjykatësit në Uashington të bashkojë çështjet, Rama është në një mobilizim të tmerrshëm, po mobilizon miq të tij kudo, edhe Soros. Rama nuk është më vetja e tij, i ka kohët e numëruara dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për mbijetesë”, tha Berisha.

Të fundit

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme...

Këmisha e lumturisë që mungon…..

Nga Fejzo SUBASHI Një legjendë e vjetër rrëfen sesi një Mbret i madh i një mbretërie të madhe u sëmur rëndë. Mjekët e tij dhe...

Tragjike/ Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar. Pacienti u plagos...

Veliaj kërkon pavlefshmëri hetimesh: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës...

Vrasja e Luis Carlos Galán, shpresa për Kolumbinë goditet nga plumbat e narkotrafikut

18 gusht 1989 - Vrasja e kandidatit për president Më 18 gusht 1989, Luis Carlos Galán, një nga figurat më të dashura dhe më të...

Lajme të tjera

Web TV