Dalin rezultatet e provimit të parë të maturës, ministrja Kushi: Kalueshmëria 96%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar rreth rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore.

Ministrja shprehet se për provimin e Gjuhës së Huaj; “kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.

REAGIMI:

Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ 

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV