Bardhi si “stërkëmbshi” i fundit ndaj Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku pritet të diskutohet vendimi i Kryesisë, ku vendosën që zgjedhjet për kryetar të PD-së zyrtare të mbahen më 19 korrik, një nismë kjo e nxitur nga Lulzim Basha. Megjithatë, Bardhi dhe deputetët të tjerë, kundër idesë së rikthimit të Bashës, kërkojnë që të zbatohet statuti dhe vendimin e Kryesisë ta kalojnë për miratim në Këshillin Kombëtar, aty ku Basha duket se mund të mos ketë shumicën.

Partia Demokratike është zyrtarisht në një krizë identiteti. PD zyrtare është pa kryetar dhe përçarë mes njerëzve të Lulzim Bashës që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik dhe grupimit tjetër I përfaqësuar nga Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dashnor Sula, Saimir Korreshi etj që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve vetëm opas një analize në bazë. Por ndërsa Basha po afrohet gjithnjë e më shumë në karrigen e kryetarit të PD-së zyrtare, bashkëpunëtori I tij I dikurshëm, një nga njerëzit e afërt, Gazmend Bardhi Bardhi duket se po mban qendrime anti-Bashë dhe po elektrizon një sërë deputetësh nga ana e tij, duke u kthyer kështu në një eksponent i rëndësishëm në PD. Duke u nisur nga deklaratat e fundit të mbajtuara nga Bardhi duket se nuk është lojë e Bashës, se sa një nxjerrje koke për ti dalë partisë në krye. Së pari Bardhi i bëri ftesë Berishës për takim, ndërkohë që Basha i vendosi përfundimisht vijën e kuqe dhe në takimin që pati Kryesia, Bardhi doli kundër Bashës për të afruar datën e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike. Lulzim Basha edhe pse ka vetëm statusin e deputetit ka propozuar që më 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetar, por Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi mendon ndryshe. Ai kërkon zbatimin e Statutit të partisë. Konkretisht Bardhi që është edhe kreu i grupit parlamentar, kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar, si organi i cili duhet te miratojë vendimin e Kryesisë. Nisur edhe nga ekepserienca e dy viteve më parë, pasi Kryesia ka marrë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, ka qenë Këshilli Kombëtar ai i cili ka miratuar vendimet e marra. Shumica e Kryesisë që votuan pro 29 korrikut, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kërkojnë që organizimin e zgjedhjeve ta kryejë vetë ky forum, për ti shkuar pas interesit të ish-kryetarit Lulzim Basha. Por Gazment Bardhi, sipas zërave në PD, kërkon zbatimin e Statutit, duke thirrur për miratimin e vendimeve të Kryesisë, Këshillin Kombëtar.

Lexo edhe :  A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Sot mblidhet grupi

Pesë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thërret deputetët. Bardhi ka njoftuar kolegët për mbledhjen e grupit parlamentar që do të mbahet ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit. “Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Bardhit për deputetët e PD. Kujtojmë se në mbledhjen e 6 qershorit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të datës 7, kryesia e PD vendosi të mbajë zgjedhje më 29 korrik për kryetarin e ri të PD-së, duke dalë kundër platformës së propozuar nga grupi i deputetëve, të cilët kërkuan fillimisht riorganizimin duke nisur nga hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale, me zgjedhjet në seksione e degë dhe në fund zgjedhjen e kryetarit.

Çfarë thotë statuti?

Sipas statutit thuhet se vendimet e rëndësishme të partisë duhet të miratohen nga Këshilli Kombëtar. E po ashtu është Këshilli Kombëtar ai i cili miraton Komisionin Zgjedhor që do të merret me menaxhimin e zgjedhjeve në parti. Neni 53 i Statutit thotë se anëtare të këtij komisioni propozohen nga Kryetari i PDSH-së, emërohen nga Kryesia dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar. Ajo që nuk kuptohet ende është se përse anëtaret e Kryesisë së PD-së zyrtare, të cilët deklarojnë se respektojnë institucionin e votës, nuk kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar sipas statutit, por kërkojnë të veprojnë pa mbledhjen e këtij forumi?

Të fundit

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

Lajme të tjera

Web TV