Seferi: “Sylvinho ka sjellë pozitivitet, duam pikë maksimale në 2 ndeshjet e ardhshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Seferi doli në konferencë për shtypin për të folur për dy ndeshjet e radhës të kombëtares me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Sulmuesi i Vorskla Polltavës në Ukrainë theksoi së në përfaqësuese ka një frymë mjaft pozitive.

“Sezoni po shkon shumë mirë, jam i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe i lumtur që jam këtu. Jam gati për këto dy ndeshje, të shohim çfarë do të ndodhë.

Çdo kundërshtar është i vështirë, duhet të jemi të përqendruar. Fokusi ynë është të japim maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.”

 Idetë e Sylvinhos: Në një intervistë më parë kam thënë se Sylvinho ka sjellë pozitivitet. Jemi të gjithë së bashku dhe shumë të lumtur. Nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar me Poloninë, por kemi luajtur shumë mirë. Jemi një grup i mirë dhe pozitiv.

Vështirësia përballë Moldavisë: Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne duhet të fokusohemi tek idetë e trajnerit. Do ta analizojmë kundërshtarin dhe do të japim maksimumin në fushë. Kemi punuar shumë gjatë javës.

Forma e sulmuesve: E thashë se gjithçka është pozitive, shoh harmoni dhe bashkëpunim mes lojtarëve. Ne nuk e dimë se kush luan titullar, por do të japim maksimumin, vendimin e merr trajneri. Janë dy ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund të mendojmë se është fundi i kampionatit. Duhet t’i ruajmë energjitë. Pesha është e gjithë ekipit, jo vetëm e sulmuesve, shpresoj të shënojmë.

Objektivi në dy ndeshje: Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë me Moldavinë. Duam fitoren, pastaj do të shohim takimin e radhës. Sigurisht që duam maksimumin e pikëve, por do të flasim pas dy ndeshjeve.

Mbështetja e tifozëve: Tifozët janë shtysa jonë e madhe. U bëj thirrje të në mbështesin, shpresoj të jenë në stadium në numër sa më të madh.

Lexo edhe :  Ylli i Liverpool refuzon Barcelonën: Dua të luaj te Bayern

Futboll mes luftës: Firma me Vorsklan erdhi në fund dhe doja të ikja nga Shqipëria. Ishte e vështirë më shumë për familjen time. Nuk kam parë shumë probleme, sepse, aty ku jemi ne, është qetë. Nuk është kampionat normal, sepse ka luftë. Ka disa ndeshje që ndërpriten nga alarmi i sulmit ajror, por shyqyr Zotit e mbarova kampionatin”.

Të fundit

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të...

18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik). Raportohet se mjeti tip...

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

Lajme të tjera

Web TV