Basha feston ditëlindjen e 49-të/ Jeta e tij politike dhe rikthimi pas dorëheqjes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, feston sot ditëlindjen e tij të 49-të.

Basha lindi më 12 qershor të 1974, në Tiranë. Ai ka një karrierë të larmishme politike, ku përgjatë qeverisjes së Sali Berishës, ka mbajtur postin e Ministrin të  Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007, post të cilin e mbajti deri në vitin 2009.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ndërkohë, mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013, Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD.  Postin e kreut të PD-së Basha e mbajti deri në vitin 2022, pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit. Që prej atij vendimi, Basha u tërhoq nga jeta politike, ku reagimet lidhur me atë çka po ndodhte në vend ishin të pakta.

Ndonëse, kundrejt tij pati një sërë sulmesh nga ish-kryeministri Sali Berisha, me të cilin i prishi marrëdhëniet që në shtator të 2021, ku pas shpalljes “Non Grata”  të këtij të fundit, vendosi ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar, nuk pati asnjë reagim nga ish-kreu i PD-së.

Ndërkohë, u desh rezultati dëshpërues në zgjedhjet e 14 Majit, i “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministirt Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që Basha t’i rikthehej jetës aktive politike dhe të lakmojë sërish postin e kreut të PD-së.

Lexo edhe :  Pension i 13-të/ Miratohet vendimi, dyfishohet edhe pensioni mesatar deri në 2030

Gjatë javëve të fundit, ish-kreun e PD-së e kemi parë mjaft aktiv, ku përgjatë gjithë ditëve po zhvillon një sërë takimesh me të rinjtë demokratë.

Të fundit

Mesazhi që Guido do donte të na linte!

Nga Xhensil Shkëmbi Sot, teksa përcollëm vëllain tonë në banesën e fundit, fotografin e talentuar dhe shpirtin e ndjeshëm që...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Lajme të tjera

Web TV