Lajmi i mirë nga valuta, euro dhe monedhat e tjera pësojnë rritje tre ditët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro ka vijuar për të tretën ditë rikuperimin ndaj lekut duke fituar disi pikë pas zhytjes totale në fund të javës së shkuar ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve për një euro.

Banka e Shqipërisë publikoi pak më parë të dhënat nga tregu valutor, ku mësohet se një euro është këmbyer sot mesatarisht me 107.38 lekë duke fituar 0.61 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

Kjo është dita e tretë rresht që Euro vlerësohet në raport me lekun, megjithatë duket se nuk mjafton pasi rënia e javëve të shkuara ishte tepër e madhe.

Mbetet për t’u parë nëse këto rikuperime janë tregues i një trendi rritës të euros ndaj lekut apo thjesht korrektime të momentit pas asaj që ndodhi javën e shkuar.

Leku ndërkohë ka humbur pikë edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik, të cilët po ashtu janë vlerësuar.

Mësohet se një paund është këmbyer sot me 125.59 lekë, kurse një dollar amerikan me 99.37 lekë. Ky i fundit është duke iu afruar sërish kufirit 100 lekë pas rënies së javës së shkuar.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV