Rriten prenotimet në Durrës/ Turistë nuk tremben nga shtrenjtimi i çmimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse operatorët turistikë kanë rritur çmimet për këtë vit, përsëri prenotimet janë në nivele të kënaqshme, madje kërkesa për të kaluar pushimet në Durrës është më e madhe se vitit i kaluar.

Kështu shprehet një menaxher hoteli, i cili thekson se rritja e paketave turistike me 10 për qind më shumë në krahasim me sezonin që lamë pas, nuk ka i ka penguar turistët e huaj që të zgjedhin Durrësin.

Përkundrazi, pavaresisht rritjese se çmimeve kemi vënë re shtim të prenotimeve.

Turistë të ardhur kryesisht nga Europa thonë se e kanë zgjedhur Shqipërinë për shkak të natyrës së bukur, mikpritjes dhe klimës, ndërsa çmimet nuk i konsiderojnë të shtrenjta.

Turistë:-Është me të vërtetë bukur, ju keni det të mrekullueshëm, e gjithë vija bregdetare në fakt. Infrastruktura është e mirë ndërtuar, pra jemi të kënaqur . Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për turizmin

Turistë — Do rri për 7 ditë këtu.  Çmimet për mua nuk janë problem. Do ja rekomandoja Durrësin dhe Shqipërinë  miqve të mi.

Shërbim është i mirë dhe çmime të arsyeshme, edhe për pushuesit e ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Turistë: Na duket çdo gjë krejt në rregull.

Turistë: Ushqimi është mirë, shërbimi po ashtu,  edhe kamerierët janë të sjellshëm dhe është më pastër se vitet e kaluara.

Parashikimet janë që për këtë vit shifrat e vizitorëve të huaj të jenë më të larta se viti i kaluar, duke e tejkaluar shifrën e 1 milion. ndërkohë hotelet që gjenden në vijën e parë të plazhit janë te prenotuar gjithë sezonin nga muaji korrik dhe deri ne shtator.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV