Mbappe flet pas lajmeve mbi merkaton: “Nuk e dija që një letër mund të vriste kaq shumë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kylian Mbappe është i grumbulluar me kombëtaren e Francës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Sulmuesi u paraqit në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së të premtes ndaj Gjibraltarit, por kombëtarja kaloi në plan të dytë duke qenë se të pranishmit ishin të gjithë të interesuar për të mësuar më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit.

Mbappe u shpreh se i dërgoi një letër drejtuesve të PSG për t’i njoftuar se nuk do ta rinovojë kontratën përtej vitit 2024, ndërsa theksoi se nuk e mendonte se një letër do të merrte përmasa të tilla.

“Sinqerisht, nuk besoja se do të ofendoja me anë të një letre. Ishte vetëm një letër, nuk e mendoja se do të “vriste” ndokënd. E ardhmja? Në këtë moment kam vetëm një opsion, të qëndroj tek PSG. Në planin tim do të jem me skuadrën sapo të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Presidenti Emmanuel Macron nuk do të ketë asnjë impakt në vendimin për të ardhmen time, ai dëshiron që unë të qëndroj te PSG.

Dhe, në fakt unë do të qëndroj, pra jemi në të njëjtin krahë. Njerëzit do të flasin, do të kritikojnë, por unë e di se çfarë do të bëj dhe se çfarë do të them. Shumë veta flasin, por nuk kanë informacionin e duhur”, u shpreh Mbappe.

Të fundit

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet se është dërguar në platformën...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

Lajme të tjera

Web TV