Vendimi/ Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor vendosi ditën e djeshme përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, duke pranuar ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kutia e Burgut të Rrogozhinës që i solli fitoren kandidatit të mazhorancës Edison Memolla, u konsiderua si e pavlefshme dhe tashmë për herë të parë do kemi përsëriten e zgjedhjeve në një bashki të vendit.

Kolegji Zgjedhor vendosi dje përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidatë ishin Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kolegji ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut të Rrogozhinës, pasi ishte pikërisht ajo kuti që përmbysi rezultatin duke ia dhënë socialistit Edison Memolla. Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë qendër votimi, është vendosur përsëritja e gjithë procesit. Ky është vendim i formës së prerë dhe tashmë kreu i shtetit në zbatim të kushtetutës së vendit do të përcaktojë një datë për ripërsëritjen e zgjedhjeve. Është rasti i parë që nga krijimi i Kolegji Zgjedhor që vendoset përsëritja e zgjedhjeve në një zonë të caktuar. Po ashtu janë edhe tre bashki të tjera ku rezultati është i ngushtë dhe pritet të jepet vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Nuk dihet nëse rasti i Rrogozhinës mund të shërbejë si precedent. Më parë, koalicioni “Bashkë Fitojmë” e kishte ankimuar çështjen në KQZ dhe KAS, por të dyja institucionet vendosën të rrëzojnë pretendimet e opozitës. I këtij mendimi nuk ka qenë institucioni fundor i cili ka edhe vendimin e formës së prerë që pasi ka shqyrtuar çështjen me imtësi vendosi që në Rrogozhinë të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Në bashkinë Rrogozhinë, kandidati i Partisë Socialiste fitoi me një diferencë prej vetëm 23 votash nga kandidati i “BF”. Në Rrogozhinë ishin 56 qendra votimi ku nga numërimi i 55 prej tyre fitues ishte Hoxha, por ndryshimi i madh ndodhi në kutinë e fundit të numëruar, që i përkiste Burgut të Rrogozhinës. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se, 92 vota janë dhënë për Partinë Socialiste, 12 për koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme. Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë në total në përfundim të procesit 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak. Shkëlqim Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, e kryesoi garën gjatë gjithë kohës, ndonëse me diferencë të vogël. Deri në kutinë e fundit, ku rezultati u përmbys në favor të Edison Memollës i Partisë Socialiste. Kutia e fundit që u numërua në Rrogozhinë ishte ajo e burgut. Nga këto 92 vota shkuan për kandidatin e Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe vetëm 12 vota shkuan për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kjo lloj “çoroditje” që nuk përkonte me rezultatin e kutive të tjera është përdorur nga opozita për të ndrituar dyshimin e asyeshsëm se votimi në Burgun e Rrogozhinës ishte I manipuluar dhe jo I drejtë. Votat massive drejt kandidatit socialist u cilësuan nga opozita si shantazh ose joshje e të burgosurve nga ana e administratës së burgut me qëllim që të votonin për kandidatin e mazhorancës. Edhe pse KQZ dhe KAS rrëzoi pretendimet e përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka qenë kolegji ai që ditën e djeshme vendosi përsëritjen e zgjedhjeve me argumentimin se janë konstatuar parregullsi dhe verdikti I qytetarëve është tjetërsuar.

Të fundit

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

Lajme të tjera

Web TV