Anija e mbytur në Greqi, refugjati sirian gjen vëllain që mendonte se ishte i vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët e shpëtuar nga anija e mbytur në brigjet greke janë vendosur në një ndërtesë në Malaka. Mediat greke shkruajnë se 68 persona përfshirë disa të mitur do të transferohen në ambientet e të miturve.

Por gjithashtu të afërmit kanë vijuar të kërkojnë familjarët e tyre në portin e Kalamatës. Mes tyre një djalë i quajtur Fardi arriti të dallonte vëllain e tij dhe u përpoq ta përqafonte. Vëllai i tij Mohamed u shpëtua nga mbytja e anijes ku u raportuan të paktën 79 të vdekur.

Prekës ishte takimi mes tyre, ndërsa vëllezërit nuk i mbajtën dot lotët.

Fardi, një refugjat sirian erdhi nga Holanda për të kërkuar dhe gjetur vëllain e tij 18-vjeçar Mohamed, i cili ishte në bordin e varkës që u fundos.

Muhamedi ishte nisur nga Libia dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Italia. Ai kurrë nuk arriti atje, por fatmirësisht u shpëtua nga tragjedia.

https://www.youtube.com/watch?v=4XNaPGUUA14&t=1s

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV