Miratohet projektligji për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Qeveria ka miratuar këtë të premte projektligjin për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime  mjekësore.

Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu: U miratua projektligji për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.  Një  agjenci që do të punojë për kontrollin e kanabisit. Janë parashikra të gjitha kushtet përr dhënien e leje të posaçme.Ky ligj do të  shkojë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u miratuar.