Shqipëria mposht Moldavinë pastër në “Air Albania”, misioni EURO 2024 vazhdon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vuan, por triumfon me meritë ndaj Moldavisë dhe merr tre pikët e para në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, Europianit Gjermani 2024. Ashtu siç pritej, sfida rezultoi shumë e komplikuar për kuqezinjtë e Sylvinhos, që vuajtën jo pak ngjeshjen e moldavëve në mbrojtje, teksa në pjesën e parë u ndalën edhe nga traversa, që i mohoi një gol spektakolar Cikalleshit.

Megjithatë askush nuk mund të ndalte Jasir Asanin në fillim të pjesës ë dytë, kur lëshoi një goditje spektakolare me të majtën nga distanca dhe dërgoi topin në rrjetën e portës moldave, duke ndezur festën kuqezi në stadium.

Një përqafim me trajnerin Sylvinho, i cili i besoi dhe e solli në Kombëtare nga Koreja e Jugut, teksa sulmuesi ia shpërbleu më së miri, me të dytën ndeshje si titullar dhe golin e parë me fanellën kuqezi.

Avantazhi vë në pozita komode kuqezinjtë, që menaxhojnë mirë ndeshjen dhe madje gjejnë edhe golin e dytë, këtë herë me fantazistin Nedim bajrami, që 15 minuta para  fundit, vulosi suksesin për të besuarit e Sylvinhos.

Një gol tërësisht i merituar për Nedim Bajramin, që u pa qartë se kishte një tjetër marsh që në fillim të takimit dhe pas shumë tentativash, u shpërblye me topin që u ndal në rrjetë për të vulosur tre pikët e kuqezinjve.

Sylvinho i gëzohet kështu fitores së parë në pankinën e Shqipërisë, por nuk ka kohë për festë, pasi tri ditë më pas na pret transferta me Ishujt Faroe, një tjetër ndeshje ku marrja e tre pikëve është detyrim, për të ëndërruar Europianin e 2024-ës.

Të fundit

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim të zhvilluar në bashkinë e...

Lajme të tjera

Web TV