E RËNDË/ Përmbyset treni pasi del nga shinat, ka viktima dhe të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 u plagosën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përmbys në Tunizinë lindore.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës rreth 150 kilometra larg nga kryeqyteti. Viktima të aksidentit mbetën shoferi dhe një pasagjer, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

“Dy viktimat janë transferuar në morgu në spitalin të zonës, ndërsa disa nga të plagosurit po marrin trajtim në departamentet e urgjencës të qendrave shëndetësore”, tha Nabil Ferjani-Guvernator i rajonit.

Autoritetet njoftuan se ka nisur një hetim për të kuptuar shkakun e vërtetë të daljes së trenit nga shinat. Ky aksident nuk është i panjohur për Tunizinë, pasi vendi është prekur shpesh nga aksidentet hekurudhore, të cilat kanë shënuar edhe viktima.

Të fundit

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

Lajme të tjera

Web TV