Tragjedia në Atlantik/ A ekziston mundësia të gjenden trupat e 5 turistëve të nëndetëses?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa familjarët e 5 personave në bordin e nëndetëses në detin Atlantik kanë kërkuar nisjen e hetimeve për ngjarjen, të shumta janë pyetjet nëse ka mundësi për gjetjen e trupave të tyre. Kur roja bregdetare amerikane u pyet për mundësinë e gjetjes së trupave të pesë turistëve në bordin e nëndetëses Titan, tha se ekziston një “mjedis tepër i pafalshëm atje poshtë në fund të detit”.

Ekspertët thonë se forca ekstreme e shpërthimit do të thotë se me siguri do të ishte e pamundur. Ekuivalenti i peshës së Kullës Eifel në Paris qëndronte mbi nëndetësen, shpjegon profesori i Autonomisë Detare, Blair Thornton. Ajo që i mbronte ata nga oqeani jashtë ishte struktura e nëndetëses. “Imagjinoni tani që gjëja që ju mbron nga ato forca të mëdha zhduket në një çast”, thotë ai. “Në një vërshim uji, forca do të ishte pamasë, rreth 10 mijë ton do të bien mbi strukturën”, shtoi eksperti.

Denise Court, një profesoreshë e gjenetikës mjeko-ligjore, thotë se do të ishte shumë e vështirë për të shkuar në zonë aq shpejt për të rimarrë trupat. Por shpërthimi i madh në nëndetësen e vogël tashmë do të thotë se ka pak shpresë për t’i rikthyer viktimat tek të dashurit e tyre, thotë ajo.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV