Mbytja e nëndetëses, Barack Obama kritikon fokusin e mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse tragjedia e Titanit me 5 të vdekur ka marrë mbulim mediatik minutë pas minute, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar.

Ish-presidenti i bëri krahasimet teksa fliste në Fondacionin Stavros Niarchos në Athinë të enjten, disa orë përpara se Roja Bregdetare e SHBA-së të konfirmonte se nëndetësja kishte shpërthyer.

Ai tha se është “papërshtatshme” që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë kur një varkë peshkimi u përmbys 50 milje larg brigjeve të Greqisë.

Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë para se turneu i OceanGate me vlerë 250,000 dollarë në rrënojat e Titanikut të raportohej i zhdukur.

82 pasagjerë janë gjetur të vdekur, 104 nga më shumë se 750 në bord janë shpëtuar, dhe pjesa tjetër janë ende të zhdukur. Më shumë se 100 fëmijë janë në mesin e të zhdukurve.

“Tragjedia me nëndetësen po merr mbulim minutë pas minutë në të gjithë botën. Kjo është e kuptueshme sepse ne të gjithë duam dhe lutemi që këta njerëz të shpëtohen. Por, fakti që kjo ka marrë shumë më tepër vëmendje sesa 700 njerëz u mbytën është një situatë e papërshtatshme. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e quajti atë një nga ‘tragjeditë më të këqija detare në dekadën e fundit”, tha Obama.

Ai përmendi gjithashtu paralelet në një intervistë me CNN më herët të enjten.

Kur fliste se si demokracitë nuk mund të lulëzojnë me nivele të larta pabarazie, ai përdori tragjedinë e Titanit si shembull.

“Në disa mënyra, është tregues i shkallës në të cilën shanset për jetë të njerëzve janë rritur kaq të ndryshme”.

Lexo edhe :  Emigrantët e dëbuar nga SHBA/ WSJ: Trump po konsideron t'i dërgojë në Kosovë

Obama zhvilloi intervistën ndërsa ishte në Athinë me gruan Michelle dhe dy vajzat Malia dhe Sasha. Të mërkurën ata vizituan Akropolin për të shijuar pak pushim.

Të enjten u zbulua se pesë personat brenda Titanit humbën jetën menjëherë kur nëndetësja pësoi një ‘shpërthim katastrofik’.

Udhëtimi i çoi ata 12,500 milje nën ujë, ku pak anije shpëtimi do të ishin në gjendje ta gjenin atë.

Viktimat janë CEO i OceanGate Stockton Rush, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

Të fundit

Si të pastroni zorrën tuaj në mënyrë natyrale, përfitimet e detoksifikimit

Pastrimi i zorrës së trashë është një trajtim alternativ popullor që pretendon se largon mbetjet dhe toksinat nga zorrët. Megjithatë,...

Një jetë nga një jetë tjetër: Mitra e dhuruar sjell në botë një foshnjë

Një vajzë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lindi nga një nënë duke përdorur transplantin e mitrës. Nëna e foshnjës,...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, Balluku: U vendos një gur kilometrik, hap më afër Europës

Një tjetër gur kilometrik për transportin hekurudhor dhe një hap më afër drejt Evropës, kështu e ka konsideruar zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe...

LaCivita do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së PD, ja kur mbërrin në Shqipëri

Chris LaCivita, strategu i fitores së Donald Trump dhe drejtuesi i fushatës elektorale të PD, mbërrin në Shqipëri të premten, 11 prill. PD bën të...

Sula: Si më gënjeu Berisha! Basha po është burrë, të tregojë të vërtetën

Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të hapur për deputet. Sula u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV